Eriksen është njeriu i momentit në futbollin europian. Pas tregolëshit që shënoi në “play off” ndaj Irlandës, futbollisti danez i Tottenham ka hyrë në orbitën e Barcelonës dhe Juventusit.

Me shumë gjasa në verën e ardhshme pritet që të bëhet një garë e fortë për të. Po pa nisur ende kjo garë, presidenti i londinezëve Dajiel Levy ka venë kufirin financiar për të. ‘Nëse PSG pagoi 222 mln euro për Neymar, Eriksen kushton 225 mln’.

Ishte pikërisht ndeshja e kthimit me Irlandën për “play off” e finale të Botërorit Rusi 2018 ku futbollisti danez shpalosi të gjithë klasin e tij, një maturi dhe qetësi të admirueshme.

Prej kohësh interes për Eriksen ka shfaqur Juventusi në Itali, ndërkohë që së fundmi është shfaqur dhe Barcelona që e sheh si alternativë në rast se nuk arrin dot te braziliani Coutinho. Erikson që është pjese e Tottenham qe prej vitit 2013 ka në fuqi një kontratë deri në vitin 2020 dhe me shumë mundësi në verë mund të transferohet.

Në Londër shumë besojnë se atij mund ti ofrohet një kontratë e përjetshme te Tottenahm, por presidenti Levy është gati për një ankand milionash, nga mësymja e klubeve më të mëdha evropiane.

Top Channel