Babai i Aleksandër Shkulakut, një prej komandove që dezertuan në Angli, pasi ka mësuar lajmin për djalin e tij tregon sesi i biri ka shërbyer për vite të tëra në FA.

Ai hedh dyshime se shkaku që mund ta ketë shtyrë atë drejt braktisjes së detyrës mund të ketë qenë aspekti financiar.

Lulëzim Shkulaku, një invalid i cili jeton në qytetin e Pogradecit, tregon se i biri me një pagesë të vogël mbante veten dhe familjen. Ai apelon që i Aleksandri të kthehet dhe të vazhdojë t’i shërbejë atdheut ashtu sikurse ka bërë edhe në raste të tjera.

“Djali është shëndosh e mirë, por për arsye ekonomike nuk pranon të kthehet nga Britania. Veprimi i tij është i nxituar. Ne djalin e duam të kthehet. Ai merrte një pagë minimale që nuk mjaftonte që ai vetë të jetonte si individ, e jo më të më dërgonte mua lekë apo të shihte të aradhmen e tij”, thotë Shkulaku.

Top Channel