Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë nën akuzën e korrupsionit.

Prokuroria ngriti dyshime se Miri tjetërsoi një vendim duke nxjerrë nga burgu shtetasin Gentian Doda, për të përfituar 20 mijë euro.

Për këtë arsye, KLD-ja mori në shqyrtim çështjen e gjykatësit duke e pezulluar atë nga detyra deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Mbledhja e KLD-së ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Top Channel