Në kohën kur Komisioni i Pavarur i Kualfikimit po zgjedh përmes shortit nga pesë dosje për subjektet e para që do t’i nënshtrohen vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk është sistemuar ende përfundimisht me zyra.

Kolegji i Apelimit është institucioni ku duhet të ankohen ata që preken nga shkalla e parë e vettingut. Deri sot institucioni ushtron veprimtarinë në dy zyra të vogla ne Pallatin e Kongreseve, aty ku ka edhe institucione të tjera.

Por, nëpërmjet një shkrese Ministria e Drejtësisë i kërkon Kolegjit të Apelimit të largohet nga Pallati i Kongreseve dhe të marrë menjëherë në dorëzim 8 zyrat e reja.

Mirëpo zyrat ndodhen në të njëjtin kat me KLSH-në, çka shihet me rezervë nga anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Burimet konfirmojë se anëtarët e Kolegjit kanë rezerva edhe për vetë ambientet e reja, aty ku duhet të instalohet një sistem i tërë sigurie me kamera dhe ambiente të përshtatshme për të depozituar dosjet sensitive të vetingut.

Pasi i kanë parë këto ambiente të reja, anëtaret e Kolegjit janë kthyer sërish të dy zyrat e vogla në Pallatin e Kongreseve, në pritje të një zgjidhje të kënaqshme.

Në fillim të javës krerët e të tre institucione të vettingut u paraqitën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në të cilin u miratua buxheti për pagat dhe sigurimet shoqërore, kurse buxheti për investimet pritet të rakordohet me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Top Channel