Superiorja rikthehet me emocione dhe lojë të bukur në javën e parë të fazës së dytë të kampionatit. Barazimin e Kukësit me Kamzën në transfertë nuk e kanë shfrytëzuar kryesuesit e Skënderbeut, me korçarët që luanin vet në një fushë të vështirë siç është ajo e Vlorës.

Skënderbeu regjistroi barazimin e dytë në 10 ndeshjet e këtij sezoni, 1-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke i hequr fitoren vendasve dy minuta nga fundi i takimit.

Vlonjatët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, duke përfituar edhe nga mungesat e korçarëve. Bicaj zhbllokoi takimin në minutën e 38, me shkodranin që pas një goditjeje me kokë të Sidibes, shtyu topin në rrjetë nga vija fatale.

Me fitoren e vlonjatëve u mbyll pjesa e parë.

Edhe e dyta u zhvillua me të njëjtat ritme, por kur u duk se gjithçka po shkonte drejt mbylljes me sukses për Flamurtarin, Muzaka u ngrin buzëqeshjen vendasve, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja, shijen e së cilës ende nuk e kanë provuar në këtë sezon.

Top Channel