Ronaldo, drejt largimit nga Madridi. E ardhmja në MLS?

16/11/2017 20:23

Cristiano Ronaldo, larg Realit të Madridit është një hipotezë që mund të bëhet shumë shpejt realitet, të paktën siç informon e përditshmja sportive spanjolle “Mundo Deportivo”.

Për portugezin madje thuhet se e ardhmja mund të jetë në Major League Soccer, kampionatin amerikan, ku 4 herë fituesi i “Topit të Artë” mund t’i bashkohet ekipit më të ri, Los Angeles Football Club, që do të militojë për herë të parë duke nisur nga viti 2018.

Në objektivat e amerikanëve është afrimi i kampionëve nga e gjithë bota, por ende nuk dihet vullneti i Ronaldos.

CR7 pëlqehet shumë edhe nga disa klube në Premier League, mbi të gjitha Manchester United, por edhe nga Paris SG i sheikut Nasser Al-Khelaifi.

Top Channel