Partizani zhgënjen edhe me Starovën në stol. Në ndeshjen e parë si i rikthyer në stolin e kuq, Partizani ka pësuar humbjen e 5 sezonale përballë Laçit.

Një ndeshje e luajtur me intesitet të lartë në 45 minutat e para, me miqtë nga kryeqyteti që u imponuan me një qarkullim më të madh të topit. Starova e kishte përgatitur skuadrën për një ndeshje të vështirë dhe ajo u bë e tillë me fillimin e pjesë së dytë.

Një aksion i gjatë që në minutën e parë, ka parë Reginaldon që të befasojë me një goditje të saktë brenda zonës. Partizani më pas shfaqi shumë nervozizëm në lojë, e cila u reflektuar edhe në rendimentin e skuadrës. Ndërkohë që kurbinasit e drejtuar nga Mezani u mbrojtën mirë dhe nuk i dhanë asnjë mundësi futbollistëve të Partizanit për t’iu afruar golit të barazimit.

Kjo është fitorja e dytë në këtë sezon e Laçit, përballë të kuqve, ashtu si në fazën e parë në stadiumin Selman Stërmasi.

Top Channel