MPJ i Kosovës: Gjermania partner kyç

16/11/2017 17:37

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, mëngjesin e sotëm ka takuar në Strasburg Elmar Brok, deputet i Parlamentit Evropian, ish-kryetar i komitetit për politikë të jashtme.

Pacolli ka bërë me dije se me Brok kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe nevojën që sa më shpejtë të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët, raporton KosovaPress.

Ministri i Jashtëm thotë se gjithashtu me Brok kanë biseduar edhe për konsolidimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Gjermania mbetet partner kyç në rrugën evropiane të vendit tonë”, ka theksuar Pacolli.

Top Channel