Jose Mourinho ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Manchester United, duke u justifikuar se është i përqendruar në përmirësimin e lojës së skuadrës dhe në fitimin e kampionatit anglez, përpara përfundimit të kontratës aktuale, e vlefshme për 3 sezone.

“Kam nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe e kam bërë për faktin e rëndësishëm që të përmirësoj lojën e skuadrës – deklaroi Mourinho – Dhe natyrisht duke përmirësuar lojën do të provojmë të fitojmë edhe trofe, gjë që e bërë edhe vitin e shkuar”, tha Mourinho.

“Por kur flasim për tituj – shpjegoi më tej portugezi – të gjithve u shkon në mendje fitimi i titullit kampion në Premier League”.

Top Channel