“Mos guxo të vjedhësh motorin” – VIDEO

16/11/2017 14:55

Në disa pamje, të filmuara rastësisht nga aktori britanik Charley Boorman këtë të mërkurë në perëndim të Londrës, dallohet një tentativë për vjedhjen e një motori.

Nga sa dallohet në video, shikohen tre persona me të zeza mbi motora dhe një i katërt që i ndjek me vrap dhe rrëzon njërin prej tyre.

Pas këtij momenti, motoristi i rrëzuar nxiton të hipë në motorin e njërit prej shokëve të tij dhe largohen me shpejtësi.

Top Channel