City-Guardiola, rinovim kontrate në fund të sezonit

16/11/2017 15:47

Ndryshe nga rivali i tij, Jose Mourinho, Pep Guardiola po jep sinjale se është gati të rinovojë kontratën me Manchester City.

Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, trajneri katalanas është gati të nisë bisedimet me drejtuesit e “qytetarëve” për zgjatjen e kontratës aktuale që skadon ne 2019.

Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, Guardiola ka bërë edhe një kërkesë atë të shtyrjes së këtyre tratativave për në fund të këtij sezoni.

Top Channel