Çfarë babai është Artan Imami? Si bashkëshort thotë më i miri në botë!

16/11/2017 18:18

I ftuar në “Pasdite ne Top Channel” aktori dhe regjisori Artan Imami është rrëfyer edhe për familjen e tij. Si baba flet me pasion dhe dashuri për të bijën gati 4 vjeçe ndërsa kur e përshkruan veten si bashkëshort thotë se është më i miri në botë.

Pjesë nga biseda:
Juli Krisafi: Çfarë lloj babai është Artan Imami?
Artan Imami: Artan Imami është një baba që ka per mama fëmijë njërën që është e çmendur pas fëmijës dhe kjo gjë babain Artan e lehtëson nga shume detyra.

Juli Krisafi: Bën dhe rolin tënd atëherë…?
Artan Imami: Unë kur dua të gjej njërën, gjej gjithmonë dhe tjetrën, nuk ndahen asnjëherë pasi janë gjithmonë bashkë.

Juli Krisafi: Po prania juaj në këtë dyshe si është?
Artan Imami: Që kur ka qenë e vogël vajza kishte qejf që të na vinte ne të përqafoheshim apo putheshim… Ne e puthnim atë të dy bashkë pastaj ajo na bashkonte kokat të dyve që të putheshim dhe kjo gjë e lumturonte.

Juli Krisafi: Çfarë lloj bashkëshorti është Artan Imami?
Artan Imami: Për këtë duhet pyetur gruaja është përgjigja që jap në këto raste. Unë mendoj se jam më i miri në botë. Po të jap celularin tim do lexosh listën e gjërave që duhet të blej që ma lë gruaja. Unë shkoj me trastat plotë në shtëpi duke qenë se gruaja është shumë e dhënë pas gatimit duke me kthyer dhe mua në vegjetarian.

Juli Krisafi: Ajo është një mama perfekte….bashkëshorte perfekte gjithashtu? Mund ta themi këtë?
Artan Imami: Asnjëherë nuk është zgjedhje e vonë martesa… Natyra bën shaka me ne se më kë duhet të biem në dashuri dhe kjo ndodhi dhe kur e pashë për herë të parë thashë me vete që pashë një fytyrë shumë të bukur dhe të zgjuar.

Top Channel