Cantona kundër Neymar: Për çfarë erdhi në Francë?!

16/11/2017 14:52

Transferimi i Neymar nga Barcelona te PSG vazhdon te diskutohet edhe pse kane kaluar muaj. Eric Cantona është ai qe ka ngritur pikëpyetje të mëdha për këtë lëvizje të brazilianit madje nuk ka ngurruar ta kritikoje atë.

Në një interviste për “Yahoo Sports”, Cantona deklaroi se nuk arrin te kuptoje sesi një futbollist 25-vjeçar që luan me përfaqësuesen e Brazilit dhe Barcelonën pranoi të vijë në kampionatin francez për të luajtur kundër Guingamp apo Angers.

I pyetur për mundësinë që Neymar zgjodhi PSG si opsionin më të mirë për të luftuar për trofeun e Champions League, Cantona deklaroi: “Do të luante maksimumi 10 ndeshje në sezon. Nuk e kuptoj për çfarë erdhi këtu? A e kupton njeri? Ky nuk është vizioni im i pasionit dhe futbollit”.

Top Channel