Ajsbergu gjigant, NASA publikon pamjet mahnitëse – VIDEO

16/11/2017 10:45

NASA ka publikuar së fundmi pamje mahnitëse nga ajsbergu gjigant “A68”, i cili vlerësohet si një prej më të mëdhenjve në histori.

Ajsbergu është shkëputur në muajin korrik të këtij viti nga akullnaja Larsen C. Ky ajsberg pritet që me ndikimin e erërave që vijnë nga Deti Weddel, nga bregu drejt detit, të përhapet drejt oqeanit.

Mirëpo për shkak të “Coriolis effect”, parashihet që ajsbergu të mbetet rreth brigjeve të Antarktidës.

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida është një trilion ton, katër herë sa sipërfaqja e Londrës.

Top Channel