“Syri i Binhait”, hapet biblioteka me 1.2 mln libra

15/11/2017 18:59

Libri nuk është në ditët e tij më të mira dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Megjithatë, në Kinë vazhdon të investohet për bibliotekat.

E fundit e hapur atje është ajo e quajtur “Syri i Binhait”. Biblioteka marramendëse është pesë katëshe dhe ka formën e një syri, me auditoret e leximit në qendër të saj.

Sa i takon kapaciteteve, kjo bibliotekë është shtëpi e 1.2 milionë librave, duke e bërë atë një ndër bibliotekat më të mëdha në botë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel