Një copëz histori në ankandin e Parisit

15/11/2017 22:52

Ofertuesit do të munden të garojnë për një copëz histori, për një vlerë me gjashtë shifra të dielën, kur një gjethe e vogël e artë nga kurora e perandorit francez Napoleon Bonaparte do të dalë në ankand afër Parisit.

Me peshë 10 gramë dhe e vogël aq sa të mbështillet nga pëllëmba e dorës, gjethja mund të duket jo shumë domethënëse, por organizatorët e ankandit thonë se ajo përfaqëson pushtetin e njeriut, perandoria e të cilit dikur shtrihej nga Barcelona deri në Hamburg.

“Napoleoni është një karakter në historinë botërore dhe kjo gjethe e vogël, pasi është e vogël, simbolizon shkallën e sagës së Napoleonit”, tha Jean Pierre Osenat, organizator i ankandit.

Ajo ishte krijuar për ceremoninë e kurorëzimit, por nuk u vendos asnjëherë në kokën e perandorit. Napoleoni u ankua se kurora origjinale ishte shumë e rëndë, ndaj 6 prej gjetheve u hoqën nga një argjendar para ditës së madhe.

Argjendari ua dha ato 6 vajzave të tij. Ajo që do të dalë tani në ankand ka qëndruar që atëherë në shtëpinë e argjendarit. Kurora origjinale e frymëzuar nga Jul Cezari mbante 50 gjethe dhe u prodhua në vitin 1819. Gjethja që del tani në ankand pritet të shitet nga 100 deri në 150 mijë euro, por për organizatorët e ankandit, vlera e saj nuk qëndron te pesha e arit, por tek ajo e historisë.

Top Channel