Policia e Shkodrës ka kryer në orët e fundit operacionin e koduar “Ndalesa e Fundit” në Malësi të Madhe, ku janë arrestuar dy persona që po trafikonin 70 kg kanabis.

Personat e arrestuar janë identifikuar si shtetasit: Fatbardh Hoxha, 26 vjeç, banues në Komes të Fushë Krujës; dhe Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj po të Fushë Krujës. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, nga i njëjti qytet.

Ngarkesa prej 70 kg kanabis po transportohej me një mjet tip “Golf” me targë “AA 077 RZ”, i drejtuar nga 26-vjeçari Hoxha. Edhe bashkëpunëtori i tij, Xheka ishte në drejtimin e një automjeti tjetër, për të ndihmuar në transportimin e kanabisit.

Ndaj të ndaluarve është ngriturvakuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim”. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel