Moti i keq, vështirësi në lundrim. Vonohen tragetet në Portin e Vlorës

15/11/2017 09:06

Moti i keq shkakton vonesa edhe në Portin e Vlorës. Një traget i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Forca e dallgëve në det të hapur shkon deri në 6 ballë, duke vështirësuar lundrimin.

Autoritetet portuale presin mbërritjen e tragetit rreth orës 12:00 nëse kushtet e motit nuk përkeqësohen.

Top Channel