Koncesionet, ku shkojnë 70 mln euro nga buxheti?

15/11/2017 21:30

Qeveria do të paguajë 70 milionë euro nga buxheti për kompanitë koncesionare gjatë vitit të ardhshëm. Por kush janë përfituesit më të mëdhenj nga fondet publike përmes koncesioneve?

Në vendin e parë renditet koncesioni i skanimit të doganave. Vitin që vjen kompania S2 Albania do të marrë 12 milionë euro nga qeveria. Pas saj vjen koncesioni i sterilizimit i dhënë në vitin 2014. Kompania Sani Service do të përfitojë 11.5 milonë euro nga paratë e taksapaguesve për sterilizimin e pajisjeve kirurgjike.

Lista pasohet nga koncesioni i hidrocentraleve mbi lumin Devoll me 10 milionë euro, inceneratori për përpunimin e mbetjeve në tiranë 7.5 milionë euro. Pas tyre vijnë tre koncesione të tjera në shëndetësi; Laboratorët, shërbimi i dializës dhe chek upi. këto do të marr nga 5 deri në 6.5 milionë euro secila nga paratë e buxhetit, ashtu si dhe dy inceneratorët e tjerë në fier dhe elbasan.

Të dhënat tregojnë se koncesionet kanë norma të larta fitimi. Për ato në fushën e shëndetësisë normat e fitimit arrijnë deri në 40 për qind e të ardhurave bruto.

Por këto janë vetëm koncesionet që paguhen nga buxheti. Ka dhe disa kontrata të tjera, barra e të cilave paguhet direkt nga qytetari, si aeroporti, pasaportat, kolaudimi i automjeteve, Petrolifera dhe shumë të tjerë.

Vitin e kaluar kontratat koncesionare realizuan 150 milionë euro të ardhura bruto dhe paguan vetëm 8 milionë euro tatim fitimi. Më pak se 5 për qind e taksave që qytetarët paguajnë nga rroga.

Top Channel