Avioni goditet nga rrufeja – VIDEO

15/11/2017 18:49

Pamje dramatike janë filmuar nga Aeroporti i Amsterdamit, ku një avion është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht pa krijuar ndonjë problem.

Avioni, i cili i përket kompanisë kombëtare të fluturimit në Holandë, shikohet teksa ngrihet në ajër nga pista kur është goditur nga rrufeja.

Por ajo që i bën edhe më interesante pamjet është shkarkimi elektrik me tokën, ku dallohet që rryma e krijuar nga goditja në avion është shkarkuar nga njëri krah i tij në tokë.

Top Channel