14 vjet pas Concorde, rikthehen avionët supersonikë

15/11/2017 18:28

Avionët supersonikë për transportin e mallrave dhe të pasagjerëve u tërhoqën nga tregu në tetor të vitit 2003, me argumentimin se teknologjia nuk kishte avancuar mjaftueshëm për të siguruar fluturime të suksesshme të tyre.

Por, asnjëherë nuk është hequr dorë nga avionët e tillë dhe “Boom Supersonic” është një kompani që prej vitesh po punon për ndërtimin e një mjeti që të udhëtojë me shpejtësi të tillë dhe të jetë plotësisht i sigurtë.

Blake Scholl, themelues i kësaj kompanie zbuloi në një konferencë në Dubai detajet për punën e bërë deri më tani. Ai thotë se mjeti për transport pasagjerësh do të jetë gati në 2025, ndërsa testimet do të nisin në fund të 2018.

Ndryshe nga “Concordet” famëkeq të AirBus, avionët supersonikë të “Boom Supersonic” janë konceptuar më të vegjël. Kapaciteti maksimal i tyre do të jetë 55 persona dhe Scholl thotë se do të eleminohen të gjitha problemet e shfaqura me Concorde-n, si nxehja e madhe dhe deformimi i strukturës së avionit gjatë fluturimit si pasojë e shpejtësisë

Avioni pritet të kapë një shpejtësi prej 2714 kilometrash për sekondë dhe të udhëtojë 8300 kilometra pa patur nevojë për furnizim me karburant.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel