Ndërmarrja e Ujësjellësit në Vlorë ka nisur një aksion për ndërprerjen e lidhjeve paligjshme të ujit të pijshëm. Aksioni ka nisur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku dhe lidhjet e paligjshme janë të shumta.

Në këtë aksion janë ndërprerë me dhjetëra lidhje abuzive nga punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe u është bërë thirje të gjithë banorëve që të lidhin kontrata me Ujësjellësin.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka udhëzuar banorët që të lidhin kontrata deri në datën 1 shkurt dhe deri në atë ditë nuk do të këtë asnjë masë penaliteti.

Leli është shprehur dhe për puset, të cilat duhet të formalizohen dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit duhet të ketë dijeni për çdo pus familjar.

Top Channel