Suedia në Botëror, po Ibrahimoviç do të jetë në Rusi?

14/11/2017 11:58

Suedia bëri mrekullinë një natë më parë duke u kualifikuar për në Botërorin e Rusisë dhe la jashtë Italinë katër herë kampione e Botës.

Vitet e fundit, Zlatan Ibrahimoviç ka qenë ylli i ekipit, por ai u tërhoq nga kombëtarja në fundin e Europianit të vitit të kaluar, por a do të ketë një rikthim në Kupën e Botës për të?

Zlatan mbështeti skuadrën e tij nga tribuna në ndeshjen e parë, ku Suedia fitoi 1-0, ndërsa pas barazimit dhe kualifikimit në “San Siro”, lojtari i Manchester United postoi një mesazh në profilet e tij në rrjetet sociale. “Ne jemi Suedia”.

Ndërkohë, trajneri i Suedisë u pyet menjëherë pas ndeshjes për Ibrahimoviç nëse do të kishte një rikthim për të në kombëtare, por u mundua ta shmang përgjigjen, duke thënë se ishte kohë për të folur për lojtarët, të cilën bën mrekullinë në kombëtaren që ai drejton.

Por, tashmë që Suedia do të jetë në Rusi me siguri edhe tundimi për t’u rikthyer mbetet i madh për gjigantin suedez dhe do të jetë vetë ai që do ta vendosë një gjë të tillë në të ardhmen.

Top Channel