Pavarësia, ku do të festojnë shqiptarët e SHBA-së?

14/11/2017 09:54

Shqiptarët e Amerikës bëhen gati për të festuar ditëlindjen e 105 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Është “Shoqata Atdhetare Dibra”, e cila ka organizuar këtë herë një festim ndryshe nga herët e kaluara. Në një nga skenat më të njohura të teatrit, në “St. George Theatre” të Staten Island në New York, më 26 nëntor 2017 do të bëhen bashkë për herë të parë disa nga emrat më të shquar të artit shqiptar si Mirush Kabashi, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Kastriot Tusha e shumë të tjerë.

Përgjegjësia artistike e këtij eventi është besuar Shpëtim Saracit, i shpërngulur në SHBA vetëm pak kohë më parë. Ndërkohë në skenë do të performojë edhe bashkëshortja e tij, Mira Konçi.

Teatri 88-vjeçar do të ofrojë 1900 vende për të ndjekur nga afër një event, i cili bashkon shqiptarët dhe ngre lart vlerat qytetare të tyre atje ku jetojnë dhe punojnë. “Shoqata Atdhetare Dibra” ruan vlerat, traditat e rrënjët kuq e zi duke punuar pa u lodhur për çështjen kombëtare.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel