Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar vlerësim të masës së sigurisë për 25-vjeçarin Orest Sota, ndaj të cilit më herët Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest me burg”.

Kjo kërkesë dorëzohet brenda afatit 10-ditor përderisa Gjykata e Elbasanit u shpall jo kompetente dhe nëse nuk kryhet rivlerësim i masës tek Krimet e Rënda, atëherë ky vendim do të humbte efektet.

Burime zyrtare pohojnë se prouroria kërkon sërish “arrest me burg” për Sotën për dyshimet e pastrimit të parave, përderisa në automjetin me të cilin ai udhëtonte u gjetën dhe sekuetsruarn 863 mijë euro.

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar kërkesën. Teksa interesohej për seancën ndaj klientit të tij, avokati i Orest Sotes nuk bëri asnjë koment.

Aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është depozituar një memo nga biznesmeni Lefter Sota, i ati i Orestit, i cili shpjegon me fatura burimin e 863 mijë eurove, si edhe bashkëpunimin mes shoqërisë “Ikona” dhe kompanisë “Kurum”.

Menjëherë pas arrestimit të 25-vjeçarit, të cilit iu gjetën në makinë edhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Lefter Sota shpjegoi se shuma e zbuluar në makinë do të lihej si garanci pranë kompanisë “Kurum” për blerje hekuri.

Top Channel