Leximi na bën edhe të lumtur!

14/11/2017 13:19

Libri dhe leximi na japin jo vetëm njohuri, por edhe na shtojnë lumturinë. Në këtë përfundim kanë arritur një grup studiuesish italianë në Universitetin e Romës, të cilët kanë kryer një anketim me lexues dhe jo lexues.

Sipas të dhënave, rezultoi se indeksi i lumturisë tek lexuesit ishte 7.44, ndërsa tek jo-lexuesit, 7.21. Dhe nuk mbaron me kaq. Disa nga avantazhet e tjera të leximit janë këto:

-Të lexosh është njëfarë terapie!
Quhet biblioterapia dhe na ndihmon ta heqim mendjen nga hallet dhe problemet e përditshme.

-Promovon pozitivitetin!
Qendra Kërkimore e Universitetit të Romës, arritën në përfundimin se lexuesit kanë më shumë gjasa të jetojnë emocione pozitive sesa ata që nuk hapin një libër me vite të tëra.

Top Channel