Danimarka, e udhëhequr nga një Eriksen spektakolar, u bë kombëtarja e 30 që konfirmon pjesëmarrjen e saj në Botërorin e Rusisë.

Danezët shpartalluan 1-5 Irlandën pas ndeshjes së parë që përfundoi 0-0. Kjo do të jetë hera e gjashtë që Danimarka luan fazën finale të një Botërori.

Edhe pse Irlanda kaloi e para në avantazh, me anë të Duffy që në minutën e gjashtë, danezët reaguan duke shënuar me Christensen, 3 herë me Eriksen dhe me Bendner.

Top Channel