Amazon paguan “qimet e kokës” për serialin konkurrent të “Game of Thrones”

14/11/2017 19:34

Amazon ka dhënë dritën jeshile për një serial televiziv të bazuar në sagën “The Lord of the Rings”.

Mësohet se Amazon ka paguar plot 250 milionë dollarë për të pasur të drejtat e këtij seriali, që pritet të konkurrojë “Game of Thrones”.

Mendohet se historia do të vendoset përpara ngjarjeve të romanit të parë, “The Fellowship Of The Ring”.

Tre filmat “The Lord Of The Rings”, të shfaqura nga viti 2001 deri në vitin 2003, janë trilogjia që ka grumbulluar më shumë të ardhura në histori, plot 2.9 miliardë dollarë.

Top Channel