“Vullnetarizmi”, Mehmetaj: Me një vit vonesë për aktet nënligjore

13/11/2017 13:31

Deputetja e LSI-së dhe një nga hartueset e ligjit për vullnetarizmin, të miratuar në legjislaturën e kaluar, Kejdi Mehmetaj kritikon qeverinë për zbatimin e këtij ligji.

Në një postim në profilin e saj në Facebook ajo shprehet se qeveria konsideron sukses këtë ligj, kur është me një vit vonesë në hartimin e akteve nënligjore.

“Konsiderojnë sukses të qeverisë së kaluar miratimin e ligjit për Vullnetarizmin, ndërkohë që ligji ka qenë propozim i 2 deputetëve të LSI. Në kundërshtim me ligjin janë mbi 1 vit me vonesë në hartimin e akteve nënligjore. Asfare parà të llogaritura në buxhetin e shtetit për nxitjen e vullnetarizmit, meqënëse qënka edhe prioritet i qeverisë. Akoma edhe më çuditshëm, një nëpunës i ri del kundër ministrit të vjetër Klosi. Me sa duket aromërat e kanabisit dhe drogërave të tjera që trafikohen (me orientim qeveritar) kanë trullosur mendjet e qeveritarëve deri në pikën e moskuptimit të vetvetes”, shkruan Mehmetaj.

 

Top Channel