Nga Koreja e Veriut në Jug, ushtari rrezikon jetën, por ia del

13/11/2017 11:21

Një ushtar i Koresë së Veriut ka vënë jetën e tij në rrezik, teksa ka dezertuar duke kaluar kufirin për në Korenë e Jugut.

Ai është pikasur nga kolegët e tij, të cilët e kanë qëlluar, duke e plagosur.

Megjithatë, ushtari ka mundur të shpëtojë dhe të arratiset për në Korenë e Jugut.

Ai kaloi në jug të zonës së përbashkët të sigurisë në Panmunjom dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Koresë së Jugut.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel