Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i pyetur nga mediat lidhur me kërkesën e PS për shkarkimin e tij u shpreh se nuk ka ndërmend të merret me deklarata politike.

Zgurit theksoi se, vendimi i marrë nga KQZ për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, nuk është ankimuar nga asnjë subjekt politik. Për më tepër, nënvizoi ai, institucioni ku bëhen ankimimet është Kolegji Zgjedhor.

“Kush është institucioni që vlerëson një vendim nëse është apo jo i ligjshëm? Në dijeninë time edhe tani që po flasim asnjë subjekt zgjedhore nuk e ka ankimuar vendimin e KQZ. Vendimet e KQZ kanë një drejtim të caktuar se ku ankimohen, është Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata Administrative. Deri tani nuk ka asnjë ankimim të tillë. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se në brendësi ai vendim pranohet dhe për sa kohë pranohet, nuk ka pse të diskutohet. Me deklarata politike nuk merrem. Ka procesverbale, ka vendime, ka protokolle, ka gjithçka që verifikon pretendimet në fjalë. KQZ është e hapur. Për mua është krejt e kundërta e asaj çka është deklaruar”, tha Zguri.

Top Channel