Foto Arkiv

Partia Demokratike i ka kërkuar Kreut të Kuvendit të mbledhë Byronë e Kuvendit për të ndaluar për 10 ditë nga çdo aktivitet parlamentar deputetin socialist Pjerin Ndreu me argumentin se ka kërcënuar deputetin demokrat Ervin Salianji.

Të martën e kaluar ka qenë vetë Salianji ai që ka denoncuar kërcënimin e pretenduar, ndërsa sot PD i ka dërguar edhe kërkesën zyrtare Gramoz Ruçit për të mbledhur Byronë e Kuvendit.

Sipas PD-së, edhe deputeti socialist përmes një postimi në Facebook e ka pranuar kërcënimin ndaj Salianjit, duke u fokusuar tek fjalia “nuk e kemi kërcënuar, por po bënim shaka bashkë me kolegun Sterkaj”.

Top Channel