Federico Chiesa është një nga të rinjtë më të spikaur në futbollin italian në vitin e fundit. Emri i tij po lakohet shpesh në merkato. Por Fiorentina, pas eksodit të jashtëzakonshëm në verën e shkuar po bën përpjekje të mëdha për të mos i shpëtuar nga duart.

Mediat italiane raportojnë se takimi i fundit ka qenë shumë pozitiv dhe klubi ‘violë’ ka arriture një marrëveshje paraprake që futbollisti të rinovojë kontratën. Chiesa pritet të përfitojë një shumë të përafërt me 2 milionë euro në sezon dhe do të bëhet kështu futbollisti më i paguar i skuadrës së drejtuar nga Pioli.

Por ndërkohë sulmuesi italian ka hyrë në orbitën e Interit. Trajneri Spalletti ka shprehur pëlqimin për të dhe Ausilio ka nisur bisedimet. Sipas raportimeve të fundit mësohet se Interi në pranverë pritet të bëjë hapin e parë, duke ofruar 50 milionë euro për Fiorentinën dhe pothuaj dyfishin e pagës për sulmuesin.

Vetë Chiesa ka shprehur dëshirën që të shkojë te Interi, i nxitur më së shumti edhe nga trajneri Spalletti. Interi e shikon si zëvendësuesin e Candravas dhe një alternativë për Perisic.

Top Channel