Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Qeverisë, duke thënë se pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, Rama do të pastrojë paratë.

“Edi Rama do ta përdorë 2018 për të pastruar miliardat e drogës. Ky është buxheti që tregon lidhjet e Edi Ramës me krimin. Hotelet luksoze janë një mënyrë për të pastruar paratë e krimit”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së u shpreh më tej se krimi po zhvendoset në planin 1 mld USD të Edi Ramës. “Ky është buxheti që tregon lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vota jonë për këtë buxhet do të jetë kundër”, tha Basha.

Top Channel