Rama: Rruga e Arbrit është vetëm fillimi. Investojmë në gjithë akset kombëtare

12/11/2017 17:10

Në rubrikën tradicionale “Komunikimi Javor”, Kryeministri Edi Rama ripërsëriti premtimin e dhënë në lidhje me ndërhyrjet në akset kombëtare.

“Kemi një program masiv investimesh që fillon me Rrugën e Arbrit, por do të vazhdojë me rrugët e tjera kombëtare, që nga sinjalistika e deri tek ndriçimi. Kemi 27 vite dhe i vetmi aks i ndriçuar natën i Shqipërisë është ai i Rinasit”, tha Rama.

Kryeministri foli për një fazë tjetër të “Rilindjes urbane”.

“Ndërhyrjes për të çuar rilindjen urbane përtej qendrave të qyteteve, me përparësi zonat rurale ku mund të zhvillohet turizmi. Duam të nxisim turizmin malor dhe do të çojmë rrugë në Theth, Kurvelesh, Lurë dhe Frashër dhe çdo destinacion ku bukuritë e natyrës mund dhe duhet të bëjnë diferencën mes të shkuarës pa shtet dhe të nesërmes me shtetin në krah”, u shpreh ai.

Top Channel