Ministrja Lindita Nikolla ka qenë në shkollën 9-vjeçare të Radomirës në Dibër, ku shprehu mbështetjen për mësuesit e klasave kolektive.

Gjatë takimit që zhvilloi me stafin prej 18 mësuesish të kësaj shkolle me mjedise të reja falë rikonstruksionit që iu nënshtrua vitit të kaluar, ministrja e arsimit theksoi se objektivi i këtij mandati të dytë të qeverisë është mësuesi. E ndërgjegjshme për vështirësitë që kanë veçanërisht mësuesit e klasave kolektive, ministrja Lindita Nikolla garantoi më shumë mbështetje për ta.

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi per t’ju mbështetur në detyrën tuaj, ju së pari mësuesit ë jeni në sistem, por patjetër që ne do të ndërhyjmë dhe në atë që është formimi fillestar i mësuesve, duke bashkëpunuar me fakultetet e edukimit. Kjo ështe shumë e rëndësishme, ashtu sikurse është e rëndësishme dhe fakti që ne jemi fokusuar tek klasat kolektive. Lejomëni që si ministre e arsimit, unë t’ju shpreh mirënjohjen e plote pasi e di që mësuesit që punojnë në klasat kolektive e kanë edhe më të vështirë, për faktin se duhet të përgatiten më shumë me një vizion edhe më të qartë, me më shumë energji më e madhe për të ngushtuar hendekun në disa lëndë mes nxënësve të niveleve të ndryshme.”, tha Nikolla.

Për të plotësuar këto nevoja ministrja e arsimit bëri të ditur se qeveria ka adresuar një buxhet të konsiderueshëm për të realizuar një ndërhyrje cilësore në mbështetje të mësuesve

“Qeveria ka realizuar një buxhet të konsiderueshëm per vitin 2018-te që ne të kemi një ndërhyrje sa më cilësore në mbështetje të mesuesve pa dyshim, sepse ato janë prioriteti ynë si dhe në të gjitha klasat kolektive në vend. Një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare, të cilin kryeministri e ka përmendur është që deri në fund të mandatit paga e mësuesve të arrijë nivelin deri në 40% të pages aktuale”, vijoi ajo.

Top Channel