Dy automjete u përplasën në Levan të Fierit, ndërsa 8 persona mbetën të plagosur.

Aksidenti u regjistrua në orën 19.00 të së shtunës. Për fat të mirë, të gjithë të dëmtuarit nuk kanë probleme serioze për jetën.

Policia sqaroi se, një prej mjeteve ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me mjetin në kah të kundërt. Dy automjetet e përfshira në aksident, një Alfa Romeo dhe një Renault, nuk kanë mundur dot të frenojnë për shkak të lagështirës së madhe në rrugë nga rreshjet e shiut të rëna në mbrëmje.

Top Channel