Chelsea, “çmenduri” për Icardin: 113 milionë euro Interit

12/11/2017 16:26

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi tjetër për ta vënë përkrahë Alvaro Moratës në fushën e lojës, në repartin e avancuar.

Emri që po përflitet së fundmi në ambientet e klubit londinez është ai i Mauro Icardit, për të cilin drejtuesit e “bluve” janë gati t’i ofrojnë Interit një shumë “të çmendur”.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, që ka publikuar këtë lajm, Chelsea ka përgatitur 113 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas të Interit, një shifër kjo që do të përbënte rekord për merkaton futbollistike të kampionatit anglez, Premier League.

Trajneri i Chelseat, Conte ka bërë kërkesën te drejtuesit e klubit për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që londinezët të fitojnë të tjerë trofe, me italianin që e sheh Icardin si zgjidhjen e problemeve të tij.

Problemi në këtë pikë qëndron në faktin se nuk është e qartë, nëse Icardi e dëshiron të provojë një aventurë të re në Angli apo jo. Sulmuesi argjentinas në këtë sezon është ndër më të mirët në Serie A dhe deri tani ka shënuar 11 gola, duke u renditur në vendin e tretë të klasifikimit të golashënuesve të kampionatit italian.

Është pikërisht rendimenti i Icardit që po i jep mundësinë Interit që të qëndrojë në vendet e para të renditjes së Serie A.

Top Channel