Ndërsa Napoli ka nevojë të përforcojë skuadrën për të rritur kualitetin, por edhe për të plotësuar mungesat e tejzgjatura të Milik e Ghoulam, tani duhet të mbrohet edhe nga mësymja e skuadrave të tjera për një prej më të spikaturve në këtë sezon.

Dries Mertens ka hyrë në orbitën e Atletico Madrid dhe klubi madrilen ka avancuar në tratativa për 30-vjeçarin. Sulmuesi belg që në këtë sezon ka shënuar 10 gola, shihet si një element që do t’i jepte tjetër kualitet lojës së Simeones. Atletico mendohet që të shfrytëzojë në këtë aspekt edhe dëshirën e Napolit për mbrojtësin kroat Vrsjalko.

Ky i fundit nuk po gjen hapësirë në radhët e madrilenëve dhe ka shprehur dëshirën që të largohet për një skuadër që i bën vend në formacion. Pas dëmtimit të Gholam, që do të mungojë deri në pranverë, Napoli e sheh kroatin si zëvendësuesin më të mirë në krahun e majtë.

Top Channel