Shfrytëzonin për prostitucion 16-vjeçaren, 3 të arrestuar në Lezhë

11/11/2017 10:47

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona, të cilat dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni një të mitur.

Në pranga janë vënë shtetasit, Kujtim C, 24 vjeç, banues në Krujë, Islam K, 26 vjeç , banues në Krujë dhe Gjoke Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë. Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj.25 vjeç, banues në Krujë

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtetasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.

Top Channel