PSG prezanton “superheronjtë” – VIDEO

11/11/2017 20:10

Fushata e blerjeve të Paris Saint Germain në muajt e kësaj vere ishte pak të thuash faraonike. Në fakt ardhja e Neymar dhe Mbappe, të cilët të dy së bashku kushtuan rreth 400 milionë Euro e shndërruan klubin parizien si një prej klubeve më të mirë të Evropës.

Tani me rastin e shfaqjes në ekranet e kinemasë të filmit ‘Justice League’, yjet e skuadrës transalpine shndërrohen në superheronj, duke e promovuar atë.

Kështu braziliani Neymar në videon promocionale të publikuar nga Paris Saint Germain vihet në rolin e Batmanit, Mbappe për shkak të shpejtësisë së tij është në rolin e Flash, Cavani është Aquaman, ndërsa Verratti shndërrohet në Cyborg.

Top Channel