Panariti: Mbyllja e thertoreve favorizon një grusht biznesesh

11/11/2017 13:40

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka kritikuar aksionin e qeverisë për mbylljen e thertoreve në të gjithë vendin.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Panariti theksoi se ky aksion i shërben vetëm një grupi superbiznesesh, të cilët rritën ndjeshëm importin e mishit, brenda një jave.

Panariti thekson se ky vendim nxjerr tërësisht jashtë loje qindra blegtorë dhe tufat e tyre të bagëtive, pasi është favorizuar mishi i importit.

Ja statusi i plotë i Panaritit:
Fushata e mbylljeve të thertoreve, nën pretekstin e standardeve të sigurisë dhe që shkatërroi mijëra biznese të vogla, i shërbeu jo konsumatorit, por një grushti superbiznesesh, të cilët vetëm brenda një jave futën plot 2000 qingja të ngrirë dhe 700 qingja të gjallë importi, duke nxjerrë jashtë loje qindra blegtorë dhe tufat e tyre.

Top Channel