Afrim Tarrelli, 45 vjeç banues në Elbasan, është arrestuar nga policia pasi është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në shtetin Italian. Falë operacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Elbasanit, FNSH të Tiranës në bashkëpunim edhe me specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve, bënë kapjen dhe arrestimin e tij pasi Tarrelli ishte shpallur në kërkim nga zyra qendrore e Interpol Tirana 3 vjet më parë, në datë 25 mars 2014.

Gjykata e Apelit në Torino të Italisë në 2011 e ka dënuar 45-vjeçarin me 6 vjet e 10 muaj heqje lirie për trafik të narkotikëve.

Top Channel