Hamilton përplaset me murin rrethues, braktis provat zyrtare (Foto)

11/11/2017 17:17

Pasdite aspak e mirë për Lewis Hamilton, në provat zyrtare të Interlagosit. Britaniku ka dalë nga pista që në xhiron e parë të provave zyrtare dhe makina e tij është përplasur me murin rrethues.

Dëmtimi i rëndë i makinës solli edhe tërheqjen e Hamiltonit nga provat zyrtare, ndërsa në garën e nesërme britaniku do të niset i fundit.

Hamilton kishte dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në sesionet e provave të lira, duke qenë më i shpejti në 2 nga 3 prej tyre.

Britaniku është kurorëzuar tashmë kampion bote në Formula 1 dhe sido që të renditet në këto dy gara të fundit, nuk do të ketë asnjë rëndësi.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel