Danimarka dominon, por nuk gjen golin ndaj Irlandës

11/11/2017 23:33

Sfida e katërt e fazës Play Off, e luajtur në Kopenhagen, mes Danimarkës dhe Irlandës, ka përfunduar në barazim pa gola.

Vendasit dominuan takimin dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi, por nuk arritën të kalonin portierin irlandez Randolph.

Ritëm i lartë në minutat e para, me skuadrën e Danimarkës që kërkon të imponohet në gjysmëfushën e Irlandës. Portieri Randolph e shpëton në dy raste portën (11′), pas gjuatjeve të njëpasnjëshme të Larson dhe Cornelius. Tjetër ndërhyrje vendimtare e Randolph, që i mohon golin Eriksenit, ndërsa Sisto në vijim të aksionit godet jashtë.

Kundërpërgjigjja e Irlandës erdhi vetëm në fund të pjesës së parë, por Schmeichel ndërhyn në pozicion ndaj tentativës së Christie.

Edhe në fillim të pjesës së dytë, Irlanda mbrohet me fanatizëm, duke mos lejuar hapësira në zonën e saj. Ndihet lodhja në këmbët e futbollistëve të të dyja skuadrave, teksa kronometri mat minutat e fundit.

Në fund, mbyllet pa gola dhe çështja e kualifikimit shtyhet për t’u vendosur në sfidën e kthimit, më 14 nëntor, në Dublin.

Top Channel