Arrestimi i policit, Basha: Zyla, i dënuar në Itali. Mbrohej nga Xhafaj

11/11/2017 15:45

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj lajmit për arrestimin e oficerit të policisë Enriko Zyla në Shkodër, duke deklaruar se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme kanë patur prova se ai ka qenë një element i inkriminuar në vendet e BE-së.

“Burime të sigurta informojnë se Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por ky person ka qenë në mbrojtje nga ministrat e Brendshëm.

“Ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në polici, ai mbrohej nga Habilajt në kohën e Thirit dhe pas ardhjes së Fatmir Xhafajt kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të Xhafajt, Agronit”, ka thënë Basha.

Top Channel