Argjentina mposht Rusinë, vendos goli i Agueros

11/11/2017 17:11

Argjentina arrin vetëm në minutat e fundit t’i imponohet Rusisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Goli u shënua në minutën e 86-të nga Kun Aguero, pas një kombinimi mes Messit dhe Pavon, me këtë të fundit që i dha mundësinë sulmuesit të Manchester City-t të mposhtte portierin Akinfeev.

Organizatorët e Botërorit të ardhshëm duhet të ndryshojnë shumë gjëra për të qenë pretendentë të eventit më të rëndësishëm sportiv të 2018-ës.

Nga ana tjetër, te skuadra e Sampaolit viheshin re shumë fytyra të reja, ku spikati Lo Celso, i cili u aktivizua titullar.

Gjatë pjesës së dytë trajneri Jorge Sampaoli u dha mundësinë e aktivizimit edhe Papu Gomezit apo Perottit.

Top Channel