Në miqësoren e së hënës ndaj Turqisë, trajneri kuqezi, Christian Panucci nuk do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që kishte planifikuar.

Pas mosgrumbullimit të Abrashit, e mos rikuperimit në kohë të Bashës, një tjetër lojtar kuqezi është larguar nga Antalia për shkak të një dëmtimi.

Bëhet fjalë për gardianin e Lazios, Thoma Strakosha, i cili ka shfaqur probleme muskulare dhe stafi i kombëtares i ka dhënë leje të rikthehet në Itali, ku do të trajtohet nga mjekët e bardhekaltërve, shkruajnë mediat italiane.

Portieri është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës, në fundjavën e ardhshme.

Top Channel