Goditja e rëndë ndaj një tifozi pak minuta para se të niste një ndeshje e Europa Ligës do t’i kushtojë shumë futbollistit francez Patris Evra’.

Mbrojtësi me eksperiencë i Marsejës dhe kombëtares franceze është pezulluar nga UEFA deri në 30 Qershor të vitit 2018 pas një incidenti ku ai goditi me shkelm një tifoz të ekipit të tij. Më parë vetë skuadra e Marsejës e kishte pezulluar pa afat lojtarin me ngjyrë por tani vjen edhe sanksioni i qeverisë së futbollit kontinental për konfrontimin e nxehtë të Evra’ me tifozët në 2 nëntor.

Në transfertën portugeze ndaj Vitoria Guimaraesh, mbrojtësi i njohur u përjashtua pa nisur ndeshja ndërsa UEFA e gjobiti gjithashtu edhe me 10 mijë Euro. Sidoqoftë dënimi i rëndë i UEFA-s aplikohet vetëm për ndeshjet e Europa ligës dhe të Champions, duke mos detyruar Patris Evra që të mungojë në ndeshjet e Ligës Franceze.

Marseja nga ana e saj është gjobitur nga UEFA me 25 mijë Euro si dhe me zhdëmtimin e të gjithë faturës së tifozëve në stadiumin e Vitoria Guimaraesh. Por më i rëndësishëm ishte reagimi i klubit transalpin që shkëputi menjëherë kontratën me Evra në mënyrë të njëanshme.

Top Channel