Sensorë wireless për të luftuar zjarret

09/11/2017 11:13

Shkencëtarët e universitetit të Westminster kanë krijuar një rrjet sensorësh wireless për të monitoruar zjarret në pyje. Ata testuan këto pajisje në zonat e zjarreve në Greqi, Spanjë dhe Izrael.

Ata janë pjesë e një projekti kërkimi që luftojnë zjarret në të gjithë Europën, por sensorin e ndërtuan në Universitetin e Londrës.

“Çdo gjë është ndërtuar këtu përfshi kontenierin dhe paketimin”, thotë profesori Izzet Kale i universitetit të Westminster.

E rëndësishme është se pajisja e hedhur në terren funksionon edhe nëse preket nga uji i zjarrfikëseve apo çdo gjë tjetër. “Ajo laget, digjet, regjet, përkulet, por vazhdon të punojë”, vijon Kale.

Top Channel